BallinaLajmeLDK mbledh nënshkrimet e 24 deputetëve për seancën e jashtëzakonshme, 4 prej...

LDK mbledh nënshkrimet e 24 deputetëve për seancën e jashtëzakonshme, 4 prej tyre nuk i japin nënshkrimet (emrat)

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një mbledhje që ka pasur sot gjatë ditës, ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, me qëllim formimin e Qeverisë së re.Një deputet i LDK-së, në kushte anonimiteti i ka treguar Gazetës Blic se tashmë i kanë mbledhur 24 nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

Ndonëse, Grupi Parlamentar i LDK-së, i ka 28 deputetë, 4 prej tyre kanë paralajmëruar që nuk do të votojnë pro qeverisë me AAK e Nisma.

“I kemi mbledhur 24 nënshkrime. 4 deputetë që janë kundër koalicionit me AAK e Nisma, nuk e kanë dhënë nënshkrimin e tyre”, tha ky burim.

Siç ka raportuar dje Gazeta Blic, Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi, Haxhi Avdyli e Ardian Shala janë 4 deputetët që nuk do ta votojnë qeverinë e re, të cilën pritet ta drejtoj Avdullah Hoti, që sot u nominua për kryeministër nga LDK.

Ndërkohë, pritet që shumë shpejt nënshkrimet për formimin e qeverisë së re, t’i japin edhe deputetët e AAK-së dhe të Nismës, në mënyrë që të bëhen 40 nënshkrime, të mjaftueshme për ta thirrur seancën e jashtëzakonshme, ku do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa sot para gazetarëve ka treguar se shumë shpejt do të formohet qeveria e re.Madje, ai tha se deri në fund të javës do të votohet në Kuvend qeveria Hoti.Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar dje se me gjasë seanca për formimin e qeverisë së re, do të mbahet ditën e shtunë, nga ora 16:00./ Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz