LDK-ja anulon takimin ku do të diskutohej për koalicionin me VV-në
BILLI

Lexo edheI riu nga Istogu: Në Kosovë kisha karrierë si çoban, në Amerikë u bëra pjesë e Facebookut

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të mblidhet sot në ora 11:00 ashtu siç kishte paralajmëruar, por të hënën.
Zëdhënësi Besian Mustafa bën të ditur se Kryesia e LDK-së do të mblidhet të hënën prej orës 9:00 ndërsa Grupi Parlamentar I kësaj partie pritet të mblidhet nga ora 13:00.
Ndryshe po të hënën do të takohet kryetari i VV-së Albin Kurti me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Lexo edheI riu nga Istogu: Në Kosovë kisha karrierë si çoban, në Amerikë u bëra pjesë e Facebookut
Takimi vjen pas tri ftesave që Thaçi ia ka bërë Kurtit për takim si fitues i zgjedhjeve. VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për një koalicion të mundshëm qeverisës.