back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaSportLamine Yamal zbulon se çfarë do të bëjë me topin e ndeshjes...

Lamine Yamal zbulon se çfarë do të bëjë me topin e ndeshjes pas shënimit të hat-trickut të parë për Barcelonën

Të ngjajshme

Lamine Yamal shkëlqeu me hattrickun e tij të parë për Barcelona në fitoren 4-1 ndaj Villarreal në La Liga, duke ndihmuar skuadrën të ruajë epërsinë në krye të tabelës.

Pas ndeshjes, talenti 18-vjeçar u pyet për topin e ndeshjes dhe zgjodhi të bëjë një gjest të veçantë:

“Do t’ia jap topin nënës sime,” tha Yamal, duke shijuar një moment të veçantë familjar pas takimit.

Ai nuk harroi të lavdëronte edhe Pedri-n, i cili hyri nga stoli dhe ndikoi direkt në golin e tretë:

“Pasimi që më dha për golin e tretë ishte i pabesueshëm. Jam shumë i lumtur për rikthimin e tij.”

Hattricku i Yamal dhe gjesti me topin e ndeshjes tregojnë jo vetëm talentin, por edhe zemrën e madhe të sulmuesit të ri të Barcelonës. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz