Lajmi i fundit: Kjo është gjendja e pasagjerëve kosovarë, të cilët u aksidentuan me autobus në Bullgari
01

Lexo edheLajmi i fundit: Ambasada gjermane në Kosovë, merr këtë vendim për vizat

Një aksident mes një autobusi të kompanisë “Shero Tours” që transportonte udhëtarë nga Kosova dhe një kamioni ka mbyllur qarkullimin në unazën e Kyustendilit mëngjesin e sotëm.
Sipas mediave bullgare, nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit i cili është dërguar në spitalin e Qyustendilit. Të gjithë 29 pasagjerët, mes të cilëve 9 fëmijë, janë pa lëndime.
Ata u transportuan në ambientet e bashkisë me ngrohje, ku u pajisën me pije të nxehta dhe iu nënshtruan ekzaminimit mjekësor.

Lexo edheLajmi i fundit: Ambasada gjermane në Kosovë, merr këtë vendim për vizat
Sipas të dhënave fillestare, drejtuesi i kamionit është ndalur dhe ka dalë nga rruga për shkak të një peme të rënë. Ai u përpoq të ndalonte autobusin që vinte pas tij, por automjeti u përplas me kamionin.
Për shkak të aksidentit është kufizuar përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën Sofje – Pika kufitare Gueshevo, në zonën e kthesës për fshatin Skrinyano.