back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeLajmi i Fundit: Pronari i shtëpisë qëllon me armë hajnin

Lajmi i Fundit: Pronari i shtëpisë qëllon me armë hajnin

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

(I plotësuar) 23:18- Hetuesit policor kanë qëndruar deri vonë në vendin ku ka ndodhur vrasja në Veternik të Prishtinës. Ata kanë marrë të gjitha gjurmët nga vendi i ngjarjes në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

 

 

22:50- Banorët e lagjes kanë treguar për Indeksonline se kanë dëgjuar disa të shtëna nga shtëpia ku ka ndodhur vrasja, porse sipas tyre nuk kanë parë asnjë njeri pastaj aty derisa në vendin e ngjarjes është paraqitur policia.

22:34-  Policia është në pritje të Prokurorit kujdestar për t’iu përgjigjur vendit të ngjarjes. Sipas gazetarëve të Indeksonline, personi i vrarë ndodhet ende në vendin e ngjarjes dhe se aty tashmë ka arritur edhe Njësiti i Forenzikes nga Policia e Kosovës i cili po merr gjurmët e gishtërinjve në derën e  provat nga vendi i ngjarjes.

22:17 – Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë thënë për Indeksonline se një person është shoqëruar në Stacion të Policisë në Prishtinë për tu intervistuar në lidhje me ngjarjen.

22:10- Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe autoambulanca. Policia ka siguruar zonën ku ka ndodhur vrasja ndërsa hetimet janë në fazën fillestare.

22:02-  Një person është vrarë sonte rreth orës 21:00 në Veternik të Prishtinës.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se disa hajna kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, ndërsa pronari i saj ka shtënë në drejtim të tyre duke e lënë një të vdekur.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet policore të cilat po merren me hetimin e rastit.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për këtë rast…

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz