Enesto Valverde tashmë ka marrë vendimin e madh, edhe pse ai nuk do ta zyrtarizojë atë deri pak përpara ndeshjes.
Barcelona dhe Liverpool do të takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve dhe duket se Valverde ka bërë zgjedhjet.
Gjithçka duket se tregon se më në fund Philippe Coutinho do të jetë një nga të zgjedhurit e Valverdes. Futbollisti brazilian do të shoqërojë Leo Messin dhe Luis Suarezin në sulmin e Blaugranëve sonte në Camp Nou, duke lënë Ousmane Dembele fillimisht në stol, shkruan Sport, përcjell GazetaBlic.
Nelson Semedo dhe Arturo Vidal gjithashtu do të qëndrojnë në stol. Kiliani është gjithashtu një nga lojtarët që ka shumë mundësi për të luajtur në pjesën e dytë.
Më poshtë keni formacioni e mundshmëm të Barçës:
Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Leo Messi, Luis Suárez dhe Coutinho.