back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSportMourinho ka një këshillë për Liverpoolin: Vetëm kështu mund ta ndalni Messin

Mourinho ka një këshillë për Liverpoolin: Vetëm kështu mund ta ndalni Messin

Të ngjajshme

Nasim Haradinaj shpërthen ndaj Speciales: Po kërcënojnë!

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot në Klan...

Dy gola të shpejtë në Mitrovicë në ndeshjen Trepça ’89 vs Malisheva

Skuadra e Malishevës ka shënuar dy gola në ndeshjen...

Bashkëpunim ndërkombëtar: Dy kosovarë ekstradohen në kuadër të hetimeve me Gjermaninë

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor...

Barcelona dhe Liverpool do të takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri i njohur, tashmë analisti, Jose Mourinho ka komentuar duelin mes dy gjigantëve botëror, ku analizon skuadrat dhe ndeshjen që na pret sonte në ‘Camp Nou’, përcjell GazetaBlic.

Portugezi tha se skuadrat që luajnë kundër Barcelonës duhet të krijojnë “një kafaz” të lojtarëve rreth Lionel Messit në qoftë se duan të kenë ndonjë shans për të ndalur numrin 10.

Por Mourinho gjithashtu numëroi edhe avantazhet e Liverpoolit përpara ndeshjes së parë në Camp Nou.

“Virgil van Dijk është fenomenal, Firmino, Salah dhe Mane shënojnë jashtëzakonisht shumë”, tha fillimisht Mourinho.

“Më tregoni një lojë ku Salah, Firmino, Mane nuk shënuan. Është shumë e rrallë. Realiteti është se Liverpooli ka luajtur finalen e kaluar, dhe këtë sezon ata janë në gjysmëfinale dhe sipas mendimit tim, 50 për qind kanë shanse për të qenë sërish në finale.”

“Nëse nuk do të ishte Messi, Liverpooli do të ishte favorit, por me Messi është Messi… Unë mendoj se nëse Barcelona luan në Liverpool sikur në Old Trafford, atëherë do të ketë telashe”, përfundoi ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz