Ky është shkaku që çoi deri te vdekja e nënoficerit të FSK-së
BILLI

Lexo edheKy është nënoficeri i lartë i FSK-së që vdiq duke kryer testet fizike në Mitrovicë (FOTO)

Burime nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke treguar se nënoficeri i lartë i FSK-së ka ndërruar jetë teksa po kryente testimet fizike.
Ndërkohë, për shkaqet që kanë çuar deri te vdekja e tij kanë folur edhe nga Spitali i Mitrovicës. Burime nga ky spital i kanë thënë Reporterit se nënoficeri ka vdekur nga sulmi ne zemër.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Ibrahim Shala zëdhënës i FSK-së.
Lexo edheKy është nënoficeri i lartë i FSK-së që vdiq duke kryer testet fizike në Mitrovicë (FOTO)
“Mund të konfirmoj vdekjen e një nënoficeri”, ka thënë Shala.
Mësohet se 45 vjeçari, Baki Ejupi, është me prejardhje Podujeva, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë. /Reporteri.net