Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në fshatin Celinë të Rahovecit.
Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një person, ndërsa policia ka bërë të ditur se deri tek aksidenti kishte ardhur pasi viktima kishte hyrë në tejkalim veturave dhe si pasojë e kësaj ka goditur një veturë tjetër.
Magazina.al, ka mësuar se në këtë aksident ka mbetur i vdekur 22 vjeçari, Beslind Krasniqi.
Sipas policisë, dyshohet se shpejtësia e madhe ka qenë shkaktar I aksidentit
“Shpejtësia e madhe është arsyeja pse ka ndodh aksidenti, sepse rruga ku ka ndodhur është e shikueshme pra nuk është me kthesa, po ashtu është pa dëmtime. Veç kush ka qenë në vend të ngjarjes mund ta kupton se çfarë të bën shpejtësia e madhe. Aq e madhe ka qenë shpejtësia e veturës së viktimës sa është këputur automjeti përgjysmë”, ka thënë Ahmet Hasi, Drejtor i Policisë Rajonale në Gjakovë.
Kohët e fundit janë duke ndodhur shumë aksidente me fatalitet në rrugët e Kosovës./Magazina.al/

