BallinaLajme“Kushdo që ta marrë pushtetin s’mund ta ndalë punën e Gjykatës Speciale”

“Kushdo që ta marrë pushtetin s’mund ta ndalë punën e Gjykatës Speciale”

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Avokati, Tomë Gashi, ka thënë se Gjykata Speciale së shpejti do të vije me aktakuzat e para.

Gashi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë kush do që do ta formojë qeverinë e re nuk do të mund të ndal punën e kësaj gjykate.

“Kushdo që ta marrë pushtetin, askush nuk mund ta ndalë punën e Gjykatës Speciale për shkak se për të funksionalizuar atë kanë qenë të detyrueshme edhe ndryshime të Kushtetutës, përveç nxjerrjes së ligjeve. Por edhe nëse synohet për t’i ndryshuar do të duhej që edhe vetë deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës të votojnë kundër, pastaj duhet numri prej mbi 80 deputet të Kuvendit duke e përfshi edhe pakicën serbe, kjo do të ishte mënyra e vetme”, ka sqaruar Gashi.

Zvarritjen e fillimit të punës të gjykatës që do të merret me hetimin e krimeve të pretenduar ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Gashi e arsyeton me faktin se Rregullorja e Procedurave dhe Provave, nëntë nene të saj kishin dalë të kundërligjshme.

Por për Gashin, kjo çështje teknike të do përfundojë shumë shpejt dhe aktakuzat e para priten në fillim të vjeshtës.

“Është pritur që Gjykata Speciale të fillojë në qershor punën e saj, është pritur që të dërgohen nga prokuroria aktakuzat e para mirëpo ka qenë një problem teknik për shkak të Rregullores të Procedurave dhe Provave që herën e kaluar në takimin e të gjithë gjyqtarëve ka dalë që nëntë prej neneve të kundërligjshme me Kushtetutën e Kosovës, kështu që prapë kanë vendosur për to. Besoj që brenda këtij muaji një panel i veçantë që është në kuadër të Gjykatës Speciale do të vendosë se a janë ato rregulla në harmoni me Kushtetutën dhe nëse po atëherë rruga është e hapur që të fillohet me gjykimet e para në këtë gjykatë”, tha Gashi.

Gjykata Speciale, sipas tij, do të merret me krerët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës emrat e të cilëve janë përmendur edhe në raportin e senatorit zviceran Dick Marti.

“Ne kemi pasur kontakte me persona potencialisht të akuzuar në Gjykatën Speciale. Ne saktë, por askush në të vërtetë nuk e din se kush mund të jenë të akuzuar në Gjykatën Special në Hagë mirëpo duke pasur parasysh se një mori e ish-komandantëve të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjendet të gjykuar dhe të akuzuar nëpër burgjet e Kosovës. Unë besoj se një gjykatë si Gjykata Speciale nuk do ta ulë nivelin e rasteve që do t’i marrë dhe kishte me qenë krejtësisht jo kredibile për vet atë gjykatë nëse merret me ushtarë të thjeshtë të UÇK-së por supozohet se ata do të merren me ish-zyrtarë të lartë të UÇK-së të cilët janë përmendur edhe në raportin e senatorit zviceran Dick Martni”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se fillimi i punës së Gjykatës Speciale nuk do të sjellë ndonjë trazirë në Kosovë, pasi “vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës e votuan ligjin kundër vetes dhe kundër Kosovës”.

“Populli i Kosovës ka mbetur duket pritur për dy vite akuzat e para sepse këtë dhuratë në thonjëza e kanë sjellë vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës duke vepruar kundër vetvetes, duke nxjerr ligj kundër vetvetes dhe kundër shtetit të Kosovës”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz