Kush do të zgjedhet nesër drejtor i RTK’së, kandidati i PDK’së apo i AAK’së?
BILLI
Lexo edheKrasniqi për Komunikatën numër 59: Nuk kërkojë falje ndaj Gani Gecit për veprimet e të tjerëve (Video)
Radio Televizioni i Kosovës nga nesër mund të bëhet me drejtor të ri. Zgjedhja e një emri të ri do të bëhet nga Bordi aktual.
Në garë për ta drejtuar RTK’në tani janë Ngadhnjim Kastrati, Nexhmedin Spahiu, Menduh Abazi, Lorik Arifaj, Ragip Luta, Festim Kabashi, Azem Bujupi.
Gazeta Express ka mësuar se favorit kryesor për tu bërë drejtor në RTK është Ngadhnjim Kastrati, që njihet edhe si njeri i afërt me PDK’në e Kadi Veselit.
Po ashtu si i favorizuar për ta drejtuar televizionin publik po shihet edhe Festim Kabashi, që është i afërt më AAK’në e Ramush Haradinajt.
Lexo edheKrasniqi për Komunikatën numër 59: Nuk kërkojë falje ndaj Gani Gecit për veprimet e të tjerëve (Video)
Mentor Shalës që e ka drejtuar televizionin publik për disa vite i ka skaduar mandati. Ai më nuk ka të drejt të jetë në garë për këtë post.
Ushtrues detyre i drejtorit të RTK është Mufail Limani.
Drejtori i ri i RTK’së do të zgjedhet nga Bordi aktual që përbëhet nga Afërdita Maliqi, kryetare e bordit, Elif Tokmak, nënkryetare, Naile Demiri, anëtare, Marijana Adamović-Šimić, anëtare, Agron Gashi, anëtar, Lirim Geci, anëtar dhe Sali Bashota, anëtar. /Gazeta Express/.