Kurti paralajmëron rikthimin e Blakajt si kryeprokuror: Kosova ka nevojë për një Eliot Ness
03

Lexo edheBuzhala: “Më shumë ka mundësi që Shqipërinë ta godasë një tërmet 10 ballë, sesa Rama të japë dorëheqjen”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë për gazetën britanike se Kosova ka nevojë për një Eliot Ness, i cili do të bëhej njeriu më i famshëm në vend dhe do të udhëhiqte një proces të drejt në drejtësi.
Por,ju do të pyesni se kush është Eliot Ness?
Gjatë viteve të 20’ dhe 30’,periudha e “depresionit” të madh ekonomik të shekullit të kaluar, në Çikago sundonte All Kapone dhe grupi i tij mafioz, i cili ishte i pandalshëm, i paprekshëm dhe mbi ligjin.
Ky grup sfidohej vetëm nga Eliot Ness, njeriu i cili dëshironte rend dhe ligj, i cili do duhej të respektohej nga e gjithë shoqëria, e sidomos nga grupi famëkeq i ashtuquajtur i All Kapones.

Lexo edheBuzhala: “Më shumë ka mundësi që Shqipërinë ta godasë një tërmet 10 ballë, sesa Rama të japë dorëheqjen”
Eliot Ness luftonte ndaj këtij “përbindëshi”, i cili kishte marrë përmasa në secilën pore të segmenteve të jetës shoqërore.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se Kosova ka nevojë për një Eliot Ness të saj, i cili do të udhëhiqte një proces të drejt në drejtësi./Front Online/