Kurti nesër i pret kongresistët amerikanë, mediat mund të marrin pamje veç në oborrin e qeverisë
dp

Lexo edheRrahje e rëndë në Podujevë, një person në gjendje të rëndë pasi u qëllua në kokë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të presë nesër në takim dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam.
Takimi do të mbahet më 27 maj 2026, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 11:50.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në oborrin e Qeverisë, ndërsa pamjet nga takimi do të shpërndahen nga Zyra e Kryeministrit. /Gazeta Express.

Lexo edheRrahje e rëndë në Podujevë, një person në gjendje të rëndë pasi u qëllua në kokë