Kurti: Kam ardhur në Tiranë për të festuar fitoren e VV-së, Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më shumë
01

Lexo edheKurti në Tiranë: Padrejtësi që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë

Kurti mbërriti pak minuta më parë, ku i pyetur nga gazetari i Top Channel- it, Muhamed Veliu mbi çështjen e refuzimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ai u shpreh: “Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Janë dy vende që duan [të jenë pjesë] dhe i duhen Bashkimit Evropian”.
Më tej specifikoi motivin e ardhjes së tij në Tiranë.
“Kam ardhur për të festuar fitoren e Vetëvendosjes. Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më shumë. Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë, dihet çfarë ka bërë Serbia ndaj nesh”, u shpreh ai.

Lexo edheKurti në Tiranë: Padrejtësi që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë
Sa i përket procesit të numërimit, Kurti tha se Lëvizjes Vetëvendosje i janë shtuar 484 vota më shumë.