back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKurti në Tiranë: Padrejtësi që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë

Kurti në Tiranë: Padrejtësi që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ashtu siç ishte njoftuar nga qendra e Vetëvendosjes në Tiranë, pasditen e kësaj të diele, Albin Kurti e kaloi në kryeqytetin shqiptar.

Kurti mbërriti pak minuta më parë, ku i pyetur nga gazetari i Top Channel- it, Muhamed Veliu mbi çështjen e refuzimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ai u shpreh: “Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. janë dy vende që duan [të jenë pjesë] dhe i duhen Bashkimit Evropian”.

Më tej specifikoi motivin e ardhjes së tij në Tiranë, transmeton Klan Kosova.

“Kam ardhur për të festuar fitoren e Vetëvendosjes. Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më shumë. Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë, dihet çfarë ka bërë Serbia ndaj nesh”, u shpreh ai.

Sa i përket procesit të numërimit, Kurti tha se Lëvizjes Vetëvendosje i janë shtuar 484 vota më shumë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz