BallinaLajmeKuçi premton 25 milionë denarë investim në Çarshinë e vjetër në Shkup

Kuçi premton 25 milionë denarë investim në Çarshinë e vjetër në Shkup

Të ngjajshme

Shtesa e përvojës: Si u shkelën të drejtat e rreth 90 mijë punonjësve të sektorit publik

Mësimdhënësi i matematikës, Qamil Hajdini, me mbi tri dekada...

Ministrja Rizvanolli takon Oravn, ja çka biseduan

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Ambasadorin...

Kurti e emëron Igor Mitiq zëvendësministër të Bujqësisë

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Igor Mitiq në pozitën...

Tijana Veljkoviq merr detyrën e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar...

Ministri i Ekonomisë në Maqedoni, Driton Kuçi, sot mori pjesë në eventin tradicional “Qebapi – margaritarë i Çarshisë për bashkëjetesë” që u mbajt në Çarshinë e Shkupit ku premtoi investim prej 25 milionë denarë për rinovimin e kësaj pasuri të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Është fakt se esnafi krijon dhe mban jetën në çarshi ndërsa karakteristikë kryesore e çarshisë është se esnafi në të e bashkon llojlloshmërinë. Prandaj, ne si Ministri e Ekonomisë dhe si Qeveri japim mbështetje të vazhdueshme për artizanët dhe Çarshinë e Vjetër për të pasuruar dhe zbukuruar këtë bërthamë të veçantë urbane. Çdo vit, për të shtatin vit me rradhë, në bazë të Programit për konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrësi po ndihmojmë në përforcimin e esnafit, përmirësimin e konkurrencës dhe qëndrueshmërisë së zanateve nga artizanët përmes subvencioneve përmes bashkë-financimit të projekteve për mbështetjen dhe promovimin e zejtarisë në vend’ tha ministri Kuçi./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz