back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKryetari i ri i OVL të UÇK-së kërkon pastrimin e listave (Video)

Kryetari i ri i OVL të UÇK-së kërkon pastrimin e listave (Video)

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ende nuk posedon listat e Komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit. Kështu, kjo organizatë vazhdon të mos e ketë numrin e saktë se sa veteranë përfaqëson ajo.

Kryetari i sapo zgjedhur i kësaj organizate, Hysni Ngucati, ka deklaruar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel se organizata i ka kërkuar ato lista, por që ende nuk u janë dorëzuar.

“OVL së UÇK-së iu është drejtuar Prokurorisë që të ndërmerr masa sa i përket fryrjes së listave dhe kjo nuk varet prej nesh por prej zinxhirit komandues të cilët kanë punuar për këto lista”, ka deklaruar Ngucati.

Ai thotë se ata që kanë aplikuar për ta marr statusin e veteranit e që nuk kanë qenë në luftë, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre.

“Nëse nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së nuk është dashtë të aplikojë. Nuk e di si mundet dikush t’i marr pension 170 euro në emër të luftës dhe t’i qoj në shtëpi ato para duke e ditur se nuk i ka fituar me djersë”, ka thënë kryetari i OVL së UÇK-së, duke shtuar se të dhënat e përafërta që kanë ata duhet të jenë diku përafërsisht 23 ose 24 mijë pjesëtarë të UÇK-së dhe jo rreth 40 mijë siç po flitet që kanë marr statusin.

Ngucati ka folur edhe sa i përket Ligjit të UÇK-së, pensioneve të veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve si dhe për arrestimin e fundit në Serbi të veteranit të UÇK-së, njëherësh edhe drejtor policie, Nehat Thaçi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz