back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeKryetari i ri i lë jashtë kryesisë së partisë deputetët e PDK-së

Kryetari i ri i lë jashtë kryesisë së partisë deputetët e PDK-së

Të ngjajshme

Ekzekutohen 100 euro për grupin e dytë të studentëve

Ministria e Financave, përkatësisht Thesari i Shtetit ka ekzekutuar...

LDK: 1.5 miliardë euro për zhvillimin e Prishtinës

LDK thotë se Prishtina meriton një qeveri që nuk...

Paraqitjet e mira me Leccen, rritet vlera e Medon Berishës

Të ardhmen e ka të gjithën përpara dhe duket...

Publikohet dueti i shumëpritur i Dafina Zeqirit me Marinin

Dafina Zeqiri dhe Marin kanë lansuar projektin e tyre...

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme pas një pune intensive hetimore...
- Advertisement -

Ndër vendimet e para të kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqit, është që deputetët e këtij subjekti, s’do të jenë anëtarë të kryesisë së partisë.

19 deputetë nga PDK, fituan një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

- Advertisement -

Por këta deputetë nga partia më e madhe opozitare në vend, tash e tutje, betejën politike, do ta zhvillojnë vetëm si të zgjedhur të popullit.

Krejt kjo, pas një vendimi të kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqit.

E vendin e tyre në kryesinë e PDK-së, sipas Krasniqit, do ta zënë vetëm ata që, sipas tij, janë rritur brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Por ky, nuk është vendimi i vetëm që kryetari i ri, e shpalosi në Konventën e 10-të të PDK-së.

E kjo politikë e Memli Krasniqit, bëri që analistët, ta krahasojnë Memli Krasniqin, me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ndërkohë me zgjedhjen e Krasniqit në krye të PDK-së, Kadrijaj thotë që PDK, nuk do të quhet më vetëm parti e dalë nga lufta.

Ndërkohë, të hënën, Memli Krasniqi ka zhvilluar edhe takimin e parë si i pari i PDK-së.

Ky në takim priti udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj.

Ndërsa për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së, të hënën mori urime edhe nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz