Kryetari i Drenasit njofton nga afër Kryeministrin për lokacionin e ndërtimit të Stadiumit Kombëtar në Drenas
BILLI
Lexo edheHaradinaj shpërndan para në Drenicë
Kryeministri Ramush Haradinaj mëngjesin e së martës e ka nisur me vizitë në vendin ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar në Drenas.
Sipas agjendës i pari i Qeverisë ishte planifikuar të ndalet në parkun e Biznesit.
Kreu i ekzekutivit për vendin ku do të ndërtohet stadiumi është njoftuar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Nga këtu të dy bashkë u nisën për në komunë ku edhe do të zhvillojnë një takim.

Lexo edheHaradinaj shpërndan para në Drenicë
Edhe pse sot zyrtarisht është ditë pushimi, Haradinaj ka zgjedhur të punojë, raporton EO.
Ai më pas do të shkojë edhe në një komunë fqinje të Drenasit, në Skenderaj ku do të pritet nga kryetari Bekim Jashari. /Zeri/
