Kryeministri në largim thotë se u shpëtua Trepça që ishte para falimentimit

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Qeveria e udhëhequr prej tij shpëtoi falimentimin e Trepçës. Ka thënë se kanë ofruar zgjidhjen më të mirë për ndërmarrjen që dikur ishte më e madhja në Kosovë.
“Pas 17 vjetësh paqartësie, ofruam zgjidhjen më të mirë për Trepçën. E shpëtuam nga falimentimi, i hapëm perspektivë të fuqishme zhvillimore, i bëmë minatorët bashkëpronarë të Trepçës…”, ka shkruar Mustafa, në FB.
Mustafa kishte proceduar Ligjin për Trepçën në Qeveri e Parlament, duke pamundësuar kështu shitjen e kësaj ndërmarrjeje.
Këtë punë e kishte bërë bashkë me PDK’në në koalicion që e kishin ndërtuar pas zgjedhjeve të fundit.
Sidoqoftë, Qeveria është rrëzuar me votat e PDK’së pas një mocioni të nisur nga Opozita.

Lexo edheGjermania hap shumë vende pune, ja si mund të aplikoni
Në këtë reagim për Trepçën, Mustafa ka thënë se s’duhet pasur frikë nga sukseset e përbashkëta të kësaj Qeveria.
“Pa protagonizëm, pa frikë nga sukseset e përbashkëta!”, ka shtuar ai.
Mustafa ka paralajmëruar se nuk do të jetë më kandidat i LDK’së për Kryeministër derisa rrugën do t’ua lëshojë të rinjve.














