back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeKrimet e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë prezantohen në Parlamentin Evropian në...

Krimet e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë prezantohen në Parlamentin Evropian në Bruksel

Të ngjajshme

Festat e marsit në bregdet, ofertat që s’duhet t’i humbisni

Për të gjithë ata që duan ta festojnë 8...

Kurti del nga takimi i tretë me Abdixhikun: Ende s’e kemi zgjidhjen

Ka përfunduar takimi i tretë në mes të kreut...

Ngushtica e Hormuzit: Çfarë ndodh nëse Irani mbyll korridorin global të naftës?

Irani thotë se do t’ia “vë flakën” çdo anijeje...

Tahiri: Kosova s’ka kohë për aventura të reja zgjedhore, janë vetëm zvarritje

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, reagoi ndaj diskutimeve për...

Barcelona – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

Barcelona pret Atletico Madrid sonte nga ora 21:00 në...

Libri “Hallka më e Fortë” u promovua në kuadër të takimit të Delegacionit për marrëdhënie me Kosovën, me thirrje për drejtësi për të mbijetuarat

Në ambientet e European Parliament në Bruksel u prezantua libri “Hallka më e Fortë: Një histori gojore e të mbijetuarave të përdhunimit gjatë luftës në Kosovë”, i autoreve Anna Di Lellio dhe Garentina Kraja. Aktiviteti u organizua nga Embassy of the Republic of Kosovo in Brussels, në bashkëpunim me Delegacionin e Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Kosovën, transmeton albinfo.

Prezantimi u zhvillua në kuadër të takimit të rregullt të delegacionit, i cili nisi me një këmbim mendimesh mes eurodeputetëve dhe ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami. Në pjesën e parë të sesionit, nën kryesimin e eurodeputetit kroat Davor Ivo Stier, ambasadori Bajrami informoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë organizimin e zgjedhjeve, procesin e formimit të institucioneve, miratimin e marrëveshjeve me European Union, buxhetin dhe progresin në integrimin evropian.

Ai theksoi orientimin strategjik të Kosovës drejt vlerave euroatlantike dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes së institucioneve evropiane për aspiratat e vendit drejt anëtarësimit në BE.

Në pjesën e dytë të takimit, kushtuar promovimit të librit, morën pjesë autorja Anna Di Lellio dhe znj. Kadire Tahiraj, kontribuuese në hulumtimin e rrëfimeve dhe drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. Ato folën për historitë gojore të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke nxjerrë në pah krimet e rënda të kryera nga forcat serbe ndaj popullatës civile shqiptare, veçanërisht ndaj grave.

Gjatë diskutimeve u theksua se drejtësia ende mungon për mijëra gra të dhunuara gjatë luftës, ndërsa u nënvizua se askush nuk është dënuar për këto krime të rënda. Autorja Di Lellio theksoi se ndjekja e drejtësisë mbetet thelbësore, sidomos në një kohë kur përdorimi i dhunës seksuale si armë lufte vazhdon të përsëritet edhe në konflikte të tjera, përfshirë luftën në Ukrainë.

Aktiviteti në Parlamentin Evropian u vlerësua si një hap i rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e kujtesës dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën e drejtësisë dhe përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz