back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKrasniqi: VV po e imponon bllokadën politike, nuk është e e jashtëzakonshme...

Krasniqi: VV po e imponon bllokadën politike, nuk është e e jashtëzakonshme që t’i kthehemi kutive të votimit

Të ngjajshme

Balotazh në Fushë Kosovë: Valon Prebeza (VV) përballet me Besnik Osmanin (LDK)

Në Komunën e Fushë Kosovës, gara për kryetar do...

E konfirmon KQZ – Gjilani shkon në balotazh: Alban Hyseni (VV) përballet me Arbër Ismajlin (LDK)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare...

Ndërron jetë analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz

Me dhimbje është pritur lajmi për ndarjen nga jeta...

Prokuroria interviston Armend Zemajn si të dyshuar për incidentin me qytetarin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se...

Pas asistit, Casemiro shënon gol ndaj Brightonit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e dytë...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur para mediave pas tentimit numër 52 për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

Ai fillimisht foli për intervistën e ish-presidentit, Hashim Thaçi mbrëmë në “Rubikon”, transmeton lajmi.net

“Ka qenë emocionuese me i dëgju me zë të tjetër kujt fjalët e presidentit Thaçi. Shumë prej atyre fjalëve i kam dëgjuar në takime e vizita që i kemi me të në Hagë. Ajo që e ka veçuar atë intervistë, gati 5 vite pa qenë prezent fizikisht, ai dha shumë dashuri për Kosovën e qytetarët, por edhe shpërfaqi një vizion krejtësisht racional dhe të mençur politikë se çka duhet të bëj Kosova sot. Pa e pasur involvimin direkt, me një distancë kohore nga angazhimi publik, pati shumë këshilla që secili politikanë do të duhej t’i merrte parasysh, sidomos në pozicionin e Kosovës në ndryshimet gjeopolitike që kanë ndodhur. E kemi parë që është rezervu shumë në komentimin e politikave ditore, këtë e bën edhe në vizitat që i kemi atje. Këshilla kryesore ka të bëj me ruajtjen e pozicionit të Kosovës në raport me miqtë ndërkombëtar, në radhë të parë me ShBA-të me të cilët realisht i kemi arritur të gjitha sukseset e vendit tonë.”, tha Krasniqi fillimisht.

Tutje, i pari i PDK-së foli për vendimin e Kushtetueses, duke thënë se janë të obliguar ta zbatojnë.

“Është masë që e ka vendosur gjykata ex-oficio, ne se kemi kërkuar atë masë, por është në të drejtën e tyre. Po besoj ka një arsye, që s’dua të paragjykoj unë. Cila është arsyeja, do ta kuptojm kur të publikohet aktgjykimi. Vendimet e Kushtetueses nuk janë tavolinë suedeze që disa i zgjedhim me i implementu e disa jo sepse nuk na pëlqejnë. Ne jemi të obliguar t’i zbatojmë. Ajo që po dihet që kanë mbetur më pak se 48 orë për sa i përket mundësisë që të konstituohet Kuvendi, bazuar në aktgjykimin e kaluar.”, shtoi ai.

Në fund, Krasniqi e la të hapur mundësinë që të shkohet në zgjedhje të reja.

“Po shpresoj që të publikohet para datës 8 gusht. Ne jemi në një situatë absurde, që nuk e ka paramenduar askush. Kanë kaluar muaj e muaj, jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga fillimi i seancave konstituineve, bllokada politike që po na imponon VV po vazhdon. Ka paqartësi për hapat e mëtejm.
Qytetarët kanë treguar se nuk e durojnë sistemin monist që e ka instaluar VV. Më shumë ka qenë tendencë për sundim se sa për qeverisje. Meqenëse kjo nuk ka ndodh, ndonjëherë nuk është e jashtëzakonshme që t’i kthehemi kutive të votimit, përkundër që do të ishte e mundimshme sepse ne kemi zgjedhjet lokale, pastaj e kemi balotazhin, një proces tjetër zgjedhor do të ishte i mundimshëm. Në fund të fundit demokracia funksionon kështu. Ne Bullgari, në 4 vitet e fundit janë mbajtur zgjedhejt 5-6 herë, sigurisht nuk është shembull i mirë. Nëse një gjë e tillë imponohet prej kryeneçësisë së partisë që ka dal e para, atëherë mund të shkojm në zgjedhje.”, përfundoi ai./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz