back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeKrasniqi: Për shkëmbim territoresh me Serbinë duhet analizë gjithëpërfshirëse

Krasniqi: Për shkëmbim territoresh me Serbinë duhet analizë gjithëpërfshirëse

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Mundësia e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është hapur si temë ditët e fundi, e cila është duke vazhduar të diskutohet.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-së, Jakup Krasniqi ka thënë për lajmi.net, se kjo temë kërkon një analizë gjithanshme.

“Çështja e ndërrimit të territoreve kërkon një analizë të gjithanshme që duhet të bëhet nga studimi i disa fushave shoqërore e ekonomike. Natyrisht edhe duke i analizuar gjithanëshmërisht rrethanat gjeopolitike dhe ato të sigurisë në përgjithësi dhe në veçanti sigurinë kombëtare. Siguria kombëtare kërkon një trajtim shumë më serioz sesa jemi duke iu qasur këtij segmenti të rëndësishëm për të ardhmen e kombit”, tha ai.

Krasniqi me pas ka folur edhe për qasjen e Kosovës në dialogun me Serbinë. Sipas tij, vendi në Bruksel është i papërgatitur dhe është më keq që nga fillimi i bisedimeve 2011 apo 2012.

“Nëse kemi parasysh faktin sesi i jemi qasur si Kosovë, procesit të bisedimeve në Bruksel, pa asnjë përgatitje, nuk besoj që jemi në pozitë komode për të biseduar për ketë çështje. Jemi më keq sesa kur jemi nisur për ato bisedime në vitin 2011/2012”, ka theksuar Krasniqi.

Krasniqi kur është pyetur nëse e përkrah personalisht, por edhe NISMA si parti idenë e shkëmbimin e territoreve me Serbinë, përgjigja e tij ka qenë se nuk e përkrahin e as kundërshtojnë apriori.

“Një ide të tillë nuk mund as ta përkrahim e as ta kundërshtojmë apriori”.

Më pas, ai tha, se rreth kësaj çështje duhet të ketë pajtueshmëri nga të dy vendet, por ai nuk beson se do të ketë diçka konkrete, pasi raporti i Kosovës është dobësuar shumë karshi Serbisë.

“Natyrisht që për diçka të tillë duhet të ketë pajtueshmëri nga të dy palët, por pesë vjet pas fillimit të bisedimeve të Brukselit në mes Kosovës e Serbisë, pozicioni i Kosovës është i dobësuar”, tha në fund Krasniqi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz