back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKQZ-ja sot përfundon rinumërimin e 145 kutive

KQZ-ja sot përfundon rinumërimin e 145 kutive

Të ngjajshme

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pret që sot të përfundojë rinumërimin e 115 kutive, të cilat u kthyen në rinumërim me rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se gjatë javës do të numërohen edhe votat me kusht.

Në bazë të dinamikës, në të cilën ka punuar qendra e numërimit dhe rezultateve pritet që rinumërimi i 145 kutive të përmbyllet sot. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Ai tha se rinumërimi ka bërë që të kuptohet se në fletëvotimet e pavlefshme gabimet në votim kanë qenë të shumta.

“Në bazë të të gjeturave për 30 kutitë e rinumëruara gjatë ditës së premte, ka pasur gabime në votim. Në 205 raste është shënjuar më shumë se një subjekt politik, e në 250 të tjera votuesit kanë shënjuar vetëm kandidatët, por jo edhe subjektin politik. Po ashtu, janë shënuar edhe numër i rasteve kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm me qëllim në 62 raste”, tha Elezi.

Po ashtu, gjatë javës pritet që të përfundoj edhe procesi i numërimit të votave me kusht thotë Elezi.

“Aktualisht, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është në finalizim të skanimit të listës së votuesve të rregullt dhe regjistrimin e votuesve me kusht. Ky skanim na ndihmon që të gjejmë rastet kur një votues ka votuar në Vendvotimin e rregullt por edhe me kusht. Në bazë të punës dhe angazhimit në QNR, ne po shpresojmë që brenda pak ditësh do të fillojmë me numërimin e këtyre votave”  , tha Elezi.

Nuk dihet nëse do të ketë sërish kuti të cilat do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit. I mbetet Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që gjatë procedimit dhe në bazë të të gjeturave të bëjë rekomandimet përkatëse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thotë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz