back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeKosova në konferencën për media dhe demokraci në Pragë

Kosova në konferencën për media dhe demokraci në Pragë

Të ngjajshme

Në Pragë të Çekisë po mbahet konferenca me temë, “Public service media and democracy” ku Kuvendi i Kosovës po përfaqësohet nga kryetarja e Komisionit për Administrate Publike, Qeverisje lokale dhe media, Xhevahire Izmaku dhe Naser Osmani, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Në këtë konferencë të organizuar nga Unioni Europian i Transmetuesve (EBU) dhe Council of Europe janë të ftuara edhe përfaqësues të Komisionit të pavarur të medieve dhe Mediumi publik RTK.

Sfidat e mediumeve publike dhe roli i tyre në shoqëri është debat i vazhdueshëm, ku në fund të konferencës pritet të dalin edhe konkluzionet. Kjo ngjarje zhvillohet nga sot deri më 12 nëntor.

Ndryshe në delegacionin Kosovës janë edhe Adnan Merovci, kryetar i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Ismet Behxheti kryetar i Bordit të RTK-së, Mentor Shala Drejtor i përgjithshëm nga RTK-së si dhe Naile Krasniqi kryeshefe e KPM-së. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz