Bedri Hamza viziton familjet e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit: Nuk janë vetëm
dp

Lexo edheHaxhiu për tri viktimat e identifikuara: Për 27 vjet, këto familje jetuan pa ditur ku ishin më të dashurit e tyre – sot ato e dinë

Përmes një postimi, Hamza tha se familjarëve u ka shprehur mbështetjen e tij, duke theksuar se, sipas tij, ata “nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë”.
“Dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Mërzia e tyre është mërzia e popullit tonë”, shkroi Hamza.
Ai u shpreh krenar për Thaçin, Veselin dhe Krasniqin, si dhe për atë që e cilësoi si luftën për liri dhe kontributin e tyre në historinë e Kosovës.
“Bashkë do të qëndrojmë, bashkë do të angazhohemi dhe bashkë do ta vazhdojmë betejën për drejtësi e liri, deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë”, deklaroi Hamza.

Lexo edheHaxhiu për tri viktimat e identifikuara: Për 27 vjet, këto familje jetuan pa ditur ku ishin më të dashurit e tyre – sot ato e dinë
Postimin e tij ai e përmbylli me sloganin: “Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë!”/Lajmi.net/