Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, Vlora Çitaku i kërkon Hagës që ta publikojë aktgjykimin e plotë e pa asnjë redaktim
dp

Lexo edheKëta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

Ajo ka thënë se s’mund të dënosh çlirimtarët e një populli, e pastaj të mos e publikosh aktgjykimin e plotë e pa asnjë redaktim.
“Le ta shohë populli se mbi çfarë “faktesh” e “dëshmish” është ndërtuar një vendim i tillë ndaj katër burrave që rastësisht janë gjallë, sepse kur e kanë veshur uniformën me tri shkronjat e arta, më afër se këmishën në trup e kanë pasë vdekjen”, ka shkruar Çitaku.
Reagimi i plotë
Nuk mundesh me i dënu çlirimtarët në emër të popullit, e pastaj mos me e publiku të plotë, pa asnjë redaktim, aktgjykimin mbi të cilin i ke dënuar.
Të plotë. Pikë e presje.

Lexo edheKëta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë
Le ta shohë populli se mbi çfarë “faktesh” e “dëshmish” është ndërtuar një vendim i tillë ndaj katër burrave që rastësisht janë gjallë, sepse kur e kanë veshur uniformën me tri shkronjat e arta, më afër se këmishën në trup e kanë pasë vdekjen.
Publikojeni të plotë. Pa redaktime