Shqiptarët duket se janë frikësuar pa arsye se Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së Donald Trump, është kundër Kosovës. Këtë e tha edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Por si është e vërteta. Më poshtë keni një deklaratë të tij dhënë për Larry King në vitin 1999, ku ai kërkonte që në Kosovë të ndërhyhej me trupa tokësorë për t’i dhënë fund luftës.
Deklarata e plotë e Donald Trump për Kosovën:
“Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tringëlloj çuditshëm te shumëkush. Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz.
Padyshim se ne ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar.
Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tani.
Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”.