Arrestohen pesë persona në Leposaviq për vjedhjen e rëndë të veturës dhe pajisjeve prej 6 mijë eurosh

Policia e Kosovës në Leposaviq ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e cila ishte raportuar më 5 qershor.
Sipas raportit policor, rasti ishte iniciuar pasi ankuesi kishte deklaruar se, gjatë kohës që ndodhej jashtë vendit, persona të panjohur i kishin vjedhur në shtëpinë e tij në fshatin Kneževo Berdo një automjet, një motokultivator, tre gjeneratorë dhe pajisje të tjera, me një vlerë totale rreth 6,000 euro, transmeton lajmi.net.
Pas një pune intensive hetimore dhe operative, zyrtarët policorë arritën të sigurojnë informacione për vendndodhjen e automjetit të vjedhur dhe më pas të identifikojnë pesë të dyshuarit. Të premten, më 18 shtator 2026, policia ndërmori aksionin për arrestimin e tyre në zonën e Leposaviqit.
Gjatë intervistimit në stacionin policor, të dyshuarit kanë pranuar se e kanë kryer veprën penale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit:
-
Katër prej të dyshuarve (G.Z. i a. 1995, D.D. i a. 2003, N.P. i a. 2007, dhe J.V. i a. 1997) janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
I dyshuari i pestë (N.S. i a. 2004) është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edheDaut Haradinaj publikon foto nga sheshi: Sot ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton si shqiptar
Gjatë operacionit, policia ka arritur të sekuestrojë automjetin, motokultivatorin dhe disa nga pajisjet e tjera të vjedhura, të cilat tashmë i janë kthyer pronarit të ligjshëm. Policia e Kosovës rikonfirmoi përkushtimin e saj në mbrojtjen e pronës së qytetarëve dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit.
Njoftimi i plotë:












