Jarinje: Policia arreston dy serbë, kishin thika e bluza me simbole nacionaliste në veturë
dp

Lexo edhe“EULEX-i e ka ditur dhe e ka fshehur” – Artan Behrami ashpër pas identifikimit të tre viktimave të “Grupit të Intelektualëve”

Policia e Kosovës, në kuadër të kontrolleve të shtuara në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, në hyrje të pikëkalimit kufitar Jarinje, mbi dyshimin e bazuar kanë ndaluar për kontrolle në vijën e dytë një automjet me targa serbe (VA), në të cilin gjendeshin dy persona.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
– 5 thika, (dy prej tyre taktike\luftarake);
– 1 kamerë Go-Pro (me mbajtës);
– 2 bluza me simbole nacionaliste dhe mbishkrime nacionaliste ‘Freedom or Death’ & ‘Defend Europe since – 1312’ ‘Regrut’;
– 2 Pajisje multi-funksionale;

Lexo edhe“EULEX-i e ka ditur dhe e ka fshehur” – Artan Behrami ashpër pas identifikimit të tre viktimave të “Grupit të Intelektualëve”
– 1 flamur i Serbisë (llogo) SRB;
– 1 vulë me katër S dhe me mbishkrim ‘Udruzenje Ljubitelja Srednjvekovnih Borilackih Sportova, Sremski Karlovci’;
– 1 ID Kartë.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”, ndërsa dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

