Dy viktima nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë gjatë kësaj jave, IKShPK konfirmon shtatë raste të reja
dp

Lexo edheBedri Hamza viziton familjet e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit: Nuk janë vetëm

Sipas njoftimit të IKShPK-së, nga 7 gushti deri më 18 shtator janë konfirmuar gjithsej shtatë raste të infeksionit me këtë virus. Pesë prej të infektuarve janë meshkuj dhe dy femra, transmeton lajmi.net.
Dy pacientë i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa pesë rastet e tjera janë persona të moshave deri në 79 vjeç. Tri raste janë evidentuar në Gjakovë, ndërsa nga një rast në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë.
Të gjithë pacientët janë trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Tre prej tyre janë hospitalizuar me shenja të meningjitit akut, tre me meningoencefalit akut, ndërsa një pacient ka pasur gjendje febrile.
IKShPK njofton se rastet nuk kanë rezultuar të ndërlidhura mes vete. Bazuar në analizat fillestare, ato janë klasifikuar si raste sporadike. Vetëm njëri prej shtatë pacientëve ka deklaruar se kishte udhëtuar jashtë vendit.

Lexo edheBedri Hamza viziton familjet e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit: Nuk janë vetëm
Instituti ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave janë regjistruar dy vdekje të lidhura me infeksionin nga virusi i Nilit Perëndimor./lajmi.net/