BallinaLajmeKontrata e lobimit për shkëmbim territoresh, Nitaj: Dikush ia paska “pi duhanin...

Kontrata e lobimit për shkëmbim territoresh, Nitaj: Dikush ia paska “pi duhanin fshehtë” Ramushit

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar pas raportimeve se Ministria e Integrimeve ka paguar një kontratë ku do të lobohej shkëmbim territoresh.

Sipas Nitajt, kjo gjë nuk mund të lidhet me emrin e Ramush Haradinajt, i cili në atë kohë ishte kryeministër i qeverisë.

“Lajmet se Ministria e Integrimeve paska paguar një kontratë ku do të lobohej për të ashtuquajturin “modifikim territorial” që në shqip i bie shkëmbim territoresh, dëshmon se sa i madh ka qenë fronti për copëtimin e Kosovës, të cilin e ka kundërshtuar i vetëm Ramush Haradinaj. Ministria është autonome në lidhjen e kontratave të lobimit dhe mos provoni që këtë ta lidhni me emrin e Ramush Haradinajt”, është shprehur ai, transmeton Klan Kosova

Nitaj ka thënë se kjo gjë ka mundur të ndodhë në fshehtësi nga Haradinaj, por sipas tij, pa atë kryeministër, Kosova tashmë do të ishte e copëtuar.

“Nëse lajmi është i saktë, mund të thoni se dikush ia paska “pi duhanin fshehtë” por për ju që kuptoni e provoni të shkruani shqip, po të mos ishte Ramushi me aleatë, toka e Kosovës sot do të ishte e copëtuar!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz