BallinaLajmePas Macron edhe në Londër ia bëjnë njëjtë, nikoqirët pa njoftime zyrtare...

Pas Macron edhe në Londër ia bëjnë njëjtë, nikoqirët pa njoftime zyrtare për takimet e Kurtit

Të ngjajshme

Këtë muaj kryeministri Albin Kurti shkoi në Londër për një vizitë. Zyrtarja më e lartë që e priti atje ishte Sekretarja e Jashtme. Për këtë udhëtim Kurti bëri një sërë njoftimesh, por nga shteti britanik s’u tha asgjë për mysafirin e tyre. Ngjashëm kishte vepruar edhe Pallati Elysee muajin e kaluar kur Kurti u prit nga Macron.

Gazeta Express

Çelja e dyerve në disa kryeqendra europiane për kryeministrin Albin Kurti pas rinovimit të mandatit të tij këtë fillimvit dhe kompromisit që bëri për Ligjin për të Huajt u njoftua me entuziazëm nga zyra dhe njerëzit e tij. Në fillim të këtij muaji, Kurti u nis drejt Londrës për takime me zyrtarë britanikë e për të marrë pjesë në një konferencë.

Për këtë e para njoftoi koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila i theksoi temat që do të diskutonte ai atje.

“Sonte në Londër. “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”, diskutim në ODI Global në Londër. Pjesëmarrës në diskutim Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, kishte shkruar Mihali më 9 prill në Facebook.

Ndër takimet më të rëndësishme që zhvilloi Kurti në kryeqytetin britanik ishte me Sekretaren e Jashtme Yvette Cooper.

Kurti tha se me të kishte folur për “rritjen ekonomike dhe përparimin demokratik të Kosovës”, si dhe fushat kryesore të investimeve, siç është teknologjia.

“Gjithashtu, theksuam sektorët ku po investojmë dhe ku gëzojmë bashkëpunim të fortë me Mbretërinë e Bashkuar, siç është mbrojtja”, kishte thënë Kurti, duke shtuar se pret që me Mbretërinë e Bashkuar të “forcojë partneritetin tonë të ngushtë”.

Por, një njoftim për këtë takim nuk u dha nga ministria e jashtme britanike.

Sikurse britanikët as francezët s’kishin njoftuar për takimin e presidentit të tyre, Emmanuel Macron me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përpos Cooper, Kurti takoi edhe Lord Coaker, ministër shteti në ministri të mbrojtjes, me të cilin tha se ka diskutuar “strategjinë e mbrojtjes së Kosovës përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia dhe një mjedisi dinamik gjeopolitik, sigurinë rajonale dhe mënyrat për të forcuar më tej partneritetin shumë domethënës që gëzojnë Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar”.

Kurti kishte qëndruar për vizitë në Francë më 27 mars dhe ishte pritur nga Macron në Elysee.

Britanikët s’kishin vepruar njëjtë me Kurtin kur ai kishte shkuar në Londër në qershor të 2023-ës kur Kosova po përballej me tensione në veri të vendit.

Sekretari i Jashtëm i atëhershëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly e kishte takuar pritur Kurtin në takim për t’ia theksuar nevojën e ndërmarrjes së hapave për shtensionimin e situatës.

Kurti në Londër kësaj radhe njoftoi edhe takime të tjera dhe pjesëmarrjen e tij në një diskutim të organizuar nga ODI Global, një institut për kërkime dhe politika zhvillimore.

Për fund e kishte lënë takimin me historianin Sir Noel Malcolm, për të cilin tha se e kishte publikuar “rrëfimin më të rëndësishëm historik ndërkombëtar” për Kosovën gjatë luftës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz