Pas ratifikimit të marrëveshjeve për Planin e Rritjes ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, ka nisur transferimi i mjeteve financiare në vlerë prej 61.8 milionë eurosh si parafinancim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga kjo shumë, rreth 29 milionë euro janë transferuar si kredi direkt në buxhetin e shtetit. Ndërkohë, 33 milionë euro të tjera do të shpërndahen përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), ku 17.73 milionë euro janë grante dhe 15.31 milionë euro kredi.
Sipas Kurtit, Kosova është e fokusuar në zbatimin e Agjendës së Reformave, me qëllim shfrytëzimin maksimal të mundësive që ofron Plani i Rritjes.
Postimi i plotë: