Dega e LDK-së në Fushë Kosovë ka shprehur pakënaqësi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, i cili në kryesinë e re të partisë nuk e ka përshirë askënd të kësaj komune.
Nënkryetarja e kësaj dege, Mirlinda Krasniqi, ka bërë me dije se ky anashkalim krijon një ndjenjë përjashtimi dhe mosvlerësimi.
Në profilin e saj në Facebook, Krasniqi ka shkruar se ky veprim i të pari të LDK-së dëmton frymën e përbashkët.
“Sot, si Nënkryetare e Degës së LDK-së në Fushë Kosovë dhe si asambleiste, ndjej obligim moral dhe politik të shpreh pakënaqësinë time lidhur me mos përfshirjen e Degës sonë në Kryesinë Qendrore. Ky anashkalim jo vetëm që nuk pasqyron kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të anëtarëve tanë, por gjithashtu krijon një ndjenjë përjashtimi dhe mosvlerësimi”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.
“Dega jonë ka dëshmuar në vazhdimësi përkushtim në aktivitetet dhe proceset e përbashkëta, prandaj mungesa e përfaqësimit në nivelet vendimmarrëse është e pajustifikueshme dhe e papranueshme. Kur injorohet një degë që ka dhënë dhe vazhdon të japë, dëmtohet vetë fryma e përbashkët sepse përfaqësimi nuk është privilegj është e drejtë. Ne nuk kërkojmë më shumë se sa na takon, por nuk pranojmë as më pak se atë që meritojmë”, ka shkruar ajo.
- Advertisement -