BallinaLajmeKomuna e udhëhequr nga AAK rinis nesër mësimin, bojkton grevën e SBASHK'ut

Komuna e udhëhequr nga AAK rinis nesër mësimin, bojkton grevën e SBASHK’ut

Të ngjajshme

Abdixhiku takon ambasadorin francez: Respektimi i rendit kushtetues, thelbësor për vendin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin...

Policia në aksion, ‘inspekton’ motoçikletat në kryeqytet

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit duke filluar nga dita...

Chelsea nuk planifikon shkarkimin e Liam Roseniorit!

Drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të ruajnë besimin te...

Në Komunën e Junikut, nesër do të rinisë procesi mësimor.

Komuna e udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur të bojkotojë grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Nëpërmjet një njoftimi, të publikuar në faqen e saj në Facebook, Komuna e Junikut ka bërë të ditur se të hënën do të fillojë gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se nesër me datë 21. 01. 2019, e Hënë fillon gjysëmvjetori i dytë në të gjitha shkollat në Komunën së Junikut sipas orarit paraprak. Të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve ju urojmë sukese!”, thuhet në njoftim.

Vendimi i Komunës së Junikut për të rinisur mësimin vjen pavarësisht vendimit të SBASHK’ut për të vazhduar grevën, edhe pas ofertës së Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.

Nëpërmjet një komunikate për media, SBASHK’u ka thënë se oferta e kryeministrit Ramush Haradinaj “nuk i plotëson kërkesat”. /Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz