SBASHK nuk pranon ofertën e Haradinajt: Greva do të vazhdojë
03

Lexo edheModestia e Albin Kurtit, fotografohet në aeroportin e Stambollit duke bërë atë që e bën më së shpeshti

SBASHK-u nuk po pranon ofertën e kryeministrit Ramush Haradinajt për rritje të pagave në 20 milionë euro në vit.
Kryetari i SBASHK-ut për Prishtinë, Ahmet Pllana, tha se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për të rritur koeficientin, njofton Klan Kosova.
“SBASHK do të vashdojë grevën derisa Qeveria pranon të rrisë koeficientin nga 2 në 2.6 për shkolla fillore. Nëse nuk plotësohenn kërkesat tona do të mblidhet Këshilli dhe do të merren masa më të ashpra deri në protesta”, tha Pllana për klankosova.tv.

Lexo edheModestia e Albin Kurtit, fotografohet në aeroportin e Stambollit duke bërë atë që e bën më së shpeshti
Ndërkaq, Haradinaj pas takimit me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt, ka dalë në një konferencë për media ku tha se bashkë me ministrin e Financave kanë marrë vendim për ngritje pagash.