Komuna e Prishtinës njofton se Ministria e Financave ka lansuar sistemin e ri të tatimit në pronë
dp

Lexo edhe“Gaza i përket popullit palestinez”, Kina “seriozisht e shqetësuar” për planin e ri të Izraelit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar sistemin e ri të tatimit në pronë, i cili zëvendëson sistemin e kaluar.
Në njoftim thuhet se aktualisht sistemi ende nuk është finalizuar dhe për momentin mundëson vetëm shikimin/printimin e faturave.
“Te dashur qytetarë, Ju informojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar sistemin e ri të tatimit në pronë, i cili zëvendëson sistemin e kaluar. Aktualisht, sistemi ende nuk është finalizuar dhe për momentin mundëson vetëm shikimin/printimin e faturave (me disa vështirësi në gjenerim)”.

Lexo edhe“Gaza i përket popullit palestinez”, Kina “seriozisht e shqetësuar” për planin e ri të Izraelit
“Çdo veprim ose ndryshim tjetër në fatura nuk mund të bëhet deri në përfundimin e plotë të këtij sistemi të ri. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e komunës.