Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
dp
Lexo edheProtestë kombëtare për Arlinda Zekajn sot në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës e Sveçlës
Në mesin e pikave të parapara është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.
Po ashtu, në rendin e ditës është përfshirë mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Deputetët do të kenë mundësi të bëjnë edhe deklarime jashtë rendit të ditës dhe të parashtrojnë pyetje parlamentare.

Lexo edheProtestë kombëtare për Arlinda Zekajn sot në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës e Sveçlës
Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, ndërsa rendi i ditës do të shqyrtohet nga deputetët në vazhdim të punimeve plenare.