Studentët rikthehen në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës pas mbi 150 ditësh rezistencë
dp
Lexo edhePrattipati takon komandantin e KFOR-it: Është e rëndësishme të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
Pas më shumë se 150 ditësh protestë dhe rezistencë, lëvizja studentore ka vendosur të intensifikojë aksionin e saj, duke kaluar në një strategji të re organizimi me dy protesta kombëtare në javë.
Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, protestat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë, 14:00.
Ky vendim synon të mbajë gjallë mobilizimin studentor dhe të rrisë presionin ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre. Në qendër të qëndrimit të studentëve vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhePrattipati takon komandantin e KFOR-it: Është e rëndësishme të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
Në mbështetje të protestës studentore, para Kryeministrisë pritet të zhvillojë tubimin e saj edhe opozita, duke e kthyer ditën e sotme në një tjetër moment përballjeje politike dhe proteste kundër qeverisë.