Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin
dp

Lexo edheNjë shtetas i Austrisë gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, policia nis hetimet

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy mirënjohje nga Garda Kombëtare e Ajovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Adjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen E. Osborn, e ka dekoruar Jasharin me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë.
Dekoratat i janë ndarë në shenjë vlerësimi për kontributin dhe bashkëpunimin në kuadër të partneritetit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
Lexo edheNjë shtetas i Austrisë gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, policia nis hetimet
Bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Ajovës është një nga shtyllat e rëndësishme të partneritetit të mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen profesionale të FSK-së.