Konjufca mbledh deputetët për strategjinë e apelimit në Hagë, në takim edhe LDK-ja
dp

Lexo edheArrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, iu gjetën afro 6 kilogramë kokainë të fshehura në veturë

Ka nisur takimi i parë i grupit punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Takimi po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me dyer të mbyllura për mediat, ndërsa udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Në takim kanë mbërritur deputetja e PDK-së dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, si dhe Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lexo edheArrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, iu gjetën afro 6 kilogramë kokainë të fshehura në veturë
Grupi punues është themeluar nga Qeveria e Kosovës për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ministri Konjufca kishte paralajmëruar se takimi do të zgjasë disa orë dhe se angazhimi i grupit punues do të vazhdojë gjatë gjithë ditës.