BallinaLajmeKompania fshin të gjitha gjurmët pas aksidentit që la 4 të vdekur...

Kompania fshin të gjitha gjurmët pas aksidentit që la 4 të vdekur në Vjenë

Të ngjajshme

Droga në Lipjan, alivanoset në gjykatë i akuzuari që u dënua me 10 vjet

Gjykata ka marrë vendim për dënimin e të akuzuarve...

Kosova e merr një goditje, Avdullahu do të mungojë ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës e ka marrë një goditje në...

Nura i PDK-së: Nuk ekziston hapësirë për marrëveshje politike

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se...

Haxhiu priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi në Vjena ka tronditur opinionin publik, ku katër punëtorë – tre prej tyre nga Kosova, humbën jetën pas shembjes së një skelë gjatë derdhjes së betonit, transmeton albinfo.

Ngjarja ndodhi në zonën e Porzellangasse, ku punëtorët u zunë nën rrënoja dhe beton të lagësht. Një tjetër person mbeti i lënduar rëndë. Në mesin e kaosit, operatori i vinçit ndihmoi për orë të tëra ekipet e shpëtimit në largimin e materialeve të rënda, para se të tërhiqej i traumatizuar nga vendi i ngjarjes.

Por ndërsa hetimet pritet të zbardhin shkaqet e aksidentit, vëmendja është përqendruar te kompania përgjegjëse për ndërtimin. Sipas mediave austriake, ajo ka reaguar duke fshirë menjëherë çdo gjurmë të lidhjes me kantierin. Faqja zyrtare hoqi referencat për projektin, ndërsa një postim në rrjetet sociale u zhduk pak minuta pas publikimit.

Ky veprim ka ngritur dyshime për transparencën e kompanisë, e cila deri tani është kufizuar vetëm në një deklaratë të shkurtër ngushëllimi për “incidentin tragjik”.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse aksidenti u shkaktua nga gabime teknike apo faktorë të tjerë. Sipas të dhënave zyrtare, shembjet janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në sektorin e ndërtimit në Austri, një industri që mbetet ndër më të rrezikshmet për punëtorët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz