back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKomandanti i njësisë Speciale të UÇK-së që nuk do t’i dorëzohet Gjykatës...

Komandanti i njësisë Speciale të UÇK-së që nuk do t’i dorëzohet Gjykatës Speciale

Të ngjajshme

New Mexico padit Meta-n

Meta do të përballet me gjyq javën e ardhshme...

Abdixhiku i gatshëm për dialog me partitë, LDK kërkon konsensus për presidentin e ri

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka...

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Nuk dorëzohet Chelsea, përmbys rezultatin ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin ndaj West Hamit. Është...

Komandanti i njësisë speciale të Shtabit të Përgjitshëm të UÇK-së, Remzi Shala i njohur në luftë si komandant “Molla e Kuqe” sot e ka pranuar ftesën për të shkuar në Tribunalin Speciale në Hagë.

Pas raportimit se Remzi Shala nga Suhareka e ka konfirmuar ftesën që ka marrë nga Gjykata Speciale.

“Unë si komandant i njësisë speciale të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së posa mora një letër prej EULEX-it – thirrje për Hagë. Unë, Remzi Shala, me psedudonimin Molla e Kuqe nuk do t’i përgjigjem kësaj ftese, sepse unë nuk e njoh këtë gjykatë. UÇK-ja është krenari e kombit tonë. Na jemi gjak shqiptari. Pikë se pari shkruaj dhe ju them se kjo gjykatë nuk është dashtë të formohet dhe dy dhoma te specializuara në Serbi që i kanë hapur e veprojnë kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

Ai person qe u ardh në shtëpinë time dhe ma ka pru këtë ftesë më ka thënë se është gjerman dhe punon për EULEX-in dhe duhesh mu lajmru patjetër në Gjykatën Speciale në Hagë. Unë me një fjalë ju kom thanë që nuk e njoh këtë gjykatë. Unë kom luftu për këtë dhe ju keshilloj gjithë këta çka jemi dhe kemi kontribu për këtë atdhe për këtë vend tonin. Sa gjaku është derdh, mos të dorëzohen e mos shkoni se na krime nuk kemi bo”, ka thënë Shala.

Deri më tash të gjithë që kanë marrë ftesë kanë konfirmuar se do të shkojnë në Hagë. Remzi Shala është rasti i parë që thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës.

Remzi Shala nga Suhareka është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Komandanti i njësisë speciale të Shtabit të Përgjitshëm të UÇK-së, Remzi Shala i njohur në luftë si komandant “Molla e Kuqe” sot e ka pranuar ftesën për të shkuar në Tribunalin Speciale në Hagë.

Deri me tash ftesat për në Hagë i kanë konfirmuar komandantët e Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, Nazif Mehmeti i njohur si komandanti “Dini”, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku dhe Sokol Dobruna, ish kryetar i Gjykatës së UÇK-së. 

Image

Të Fundit

Sport

ShowBiz