“Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga të gjitha qendrat e votimit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 150.244 votues apo 8.45 për qind e votuesve. Krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës për 8 qershor 2014 deri përafërsisht në të njëjtën kohë kanë votuar 168.616 votues apo 9.46 për qind të votuesve. Duke u mbështetur nga informacionet nga qendrat e votimit procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht”, ka thënë ajo.
Në bazë të dhënave të KQZ në Klinë deri në ora 11:00 kanë votuar 3611 ose 7.66%. /Drenicapress/