BallinaLajmeKKSH i Luginës fton shqiptarët t’i bojkotojnë zgjedhjet e Serbisë

KKSH i Luginës fton shqiptarët t’i bojkotojnë zgjedhjet e Serbisë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Muzliu, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi, më 2 prill.

Ai i tha agjencisë Beta se këtë thirrje e ka bërë për shkak se asnjëri prej kandidatëve presidencialë në programin e tij nuk ka treguar interesim për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Serbi.

Zoti Musliu, që është edhe lider i Lëvizjes për Progres Demokratik, ka deklaruar se të gjithë kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë “treguar diskriminim ndaj shqiptarëve, që është edhe shkak i ftesës së tij, që votuesit shqiptarë të mos marrin pjesë në zgjedhje”.

“Thirrja për bojkot nuk u është drejtuar vetëm mbështetësve të Lëvizjes për Progres Demokratik, por të gjithë shqiptarëve, pasi këtë thirrje për shkak të diskriminimit, e kam bërë si kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve”, ka thënë Jonuz Musliu.

“Nuk është zgjidhur asnjë problem i shqiptarëve, as mungesa e librave mësimor, as përdorimi i simboleve dhe nuk ka as investime”, thotë Musliu, i cili është edhe kryetar i komunës së Bujanovcit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz