Kjo grafikë tregon se çfarë ka në të vërtetë brenda Nutella-s (Foto)

Reklama që shfaqë fëmijët duke e lyer bukën me Nutella ishte përhepur jashtëzakonisht shumë në të gjithë botën.

Në shumicën e vendeve, ajo tregtohet si një krem i thjeshtë lajthie, dhe reklamat theksojnë faktin se Nutella nuk ka ngjyra artificiale.
Por Nutella nuk është tamam një ushqim shëndetësor .
Një imazh tani-viral i ngarkuar në Reddit (dhe fillimisht i krijuar nga qendra e konsumatorit në Hamburg, Gjermani) tregon saktësisht se çfarë ka në një kavanoz të Nutella.

Lexo edheKafja ju ndihmon të bini nga pesha
Ndërsa Nutella përmban vetëm pesë përbërës (vaj palme, kakao, lajthi, pluhur qumështi i skremuar dhe sheqer), një gjysmë kavanoz është sheqer.
Sipas etiketës së saj ushqyese, një kavanoz i Nutella ka 21 gram sheqer për 37 gram të përhapur (dy lugë), që do të thotë se në realitet më shumë se gjysma është sheqer. Pjesa më e madhe e pjesës tjetër është vaji i palmës – një yndyrë e ngurtë, që është shkaktar i kancerit. /Lajmi.net/
















