Pal Lekaj që ka iniciuar seancën për murin e ndërtuar në Mitrovicë ka prezantuar konkluzionet e tij, që pret se ato do të ndryshohet e ri-përpilohen, deri kur të bëhen rezolutë.
Pas nëntë orë debat për murin Lekaj ka shpalosur disa kërkesa, por meqë nuk ka pasur numër të duhur deputetësh ato nuk është hedhur në votim, raporton Periskopi
Konkluzionet:
- Kërkojmë nga kryeministri shkarkimin e menjëhershëm të ministres për Dialog, Edita Tahiri
- Qeveria e Kosovës të ndërpresë dialogun me Serbinë derisa Serbia të mos e njoh Kosovën
- Qeveria përmes organeve të merr masat që muri në Mitrovicë të rrënohet
- Të merren masa që të mos ndryshohet plani për rivitalizimin e urës
- Qeveria të kujdeset që rivitalizimin e urës, që të përmbajë ato që ka pasur ura gjithmonë
- Të bëhet e mundur që qytetarët sa më shpejtë të kthehen në pronat e tyre në të dy pjesët në qytetin e Mitrovicës
Ndryshe, Kuvendi pritet që të mbledh 40 nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme që pritet të mbahet të mërkurën, ku edhe mund të votohet kjo Rezolutë, pas ndryshimeve që do të bëhen në të./ Periskopi