BallinaLajmeKjo është oferta finale e Vetëvendosjes për LDK-në

Kjo është oferta finale e Vetëvendosjes për LDK-në

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Lëvizja Vetëvendosje pritet që të shkojë në takim me LDK-në me një propozim konkret të ndarjes së pushtetit.

Siç merr vesh Gazeta Insajderi, Vetëvendosje në oferte ka vendosur që LDK-ja t’i ketë gjashtë ministri dhe presidentin, kështu kanë thënë burimet burime brenda VV-së. Por në anën tjetër, në LDK kanë thënë në kushte anonimiteti se nuk do ta pranojnë këtë oferte.

Sipas këtij burimi, LDK-ja kërkon 7 ministri dhe presidentin.

Ndryshe, në mbledhjen e mbajtur sot të VV-së, është vendosur të mos respektohet afatin kohor prej 48 orësh, të cilin ia ka dhënë presidenti i vendit, Hashim Thaçi për propozim të mandatarit për kryeministër.

“Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e VV-së./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz