BallinaLajmeJep variantet, Haki Rugova: Qeveria mund të bëhet edhe pa Vetëvendosjen

Jep variantet, Haki Rugova: Qeveria mund të bëhet edhe pa Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Haki Rugova, ka kërcënuar drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje se edhe pa këta të fundit mund ta formojnë Qeverinë e re, ndonëse partia e Albin Kurtit ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në tentimin e radhës për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, do të takohen sot në orën 14:00.

”Kërkesat janë të njohura publikisht, por edhe ofertat. Se a do të arrihet marrëveshja varet nga ekipi negociator (kryesia) në krye me Isa Mustafen. Ta shohim a do te arrihet. Besoj që duhet të arrihet. Nëse  nuk arrihet marrëveshja, shikojmë se ekzistojnë variante tjera plotë, ka variante B, C. Shteti nuk guxon te kollaboj, duhet të funksionoj.  Mundet me u bo Qeveria edhe pa Vetëvendosjen!”, tha Rugova për “Front Online”.

Në takimin e sotëm pritet që LDK-ja të del me ofertë për LV-në, derisa këta të fundit kanë kërkuar nga Isa Mustafa që sot t’i prezantojë kushtet që i kanë në tavolinë të diskutimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz